Prindërit e ish-presidentit Hashim Thaçi, pas gati dy vitesh sot kanë filluar vizitën tek djali i tyre.
Në video shihen Haxhi dhe Hyrë Thaçi duke hyrë në Qendrën e Paraburgimit në Hagë, shkruan Demokracia.com
Pas gati dy vitesh, ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është vizituar në Hagë nga prindërit e tij, pasi që nga ajo periudhë po mbahet në paraburgim nën akuzat për krime lufte.
Ata do të qëndrojnë në qendrën e paraburgimit deri në ora 16:00.
Dëshirën për ta takuar të birin, e kishin theksuar edhe gjatë vizitës së kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama në familjen e tyre në Burojë të Skenderajt.