Një ditë pas protestës ish kryeministri Sali Berisha në një konferencë për shtyp shprehet se ishte tubimi me përmasat më të mëdha në 30 vite.
” Mirëdita! Jam sot këtu para jush për të shprehur mirënjohjen time më të thellë. Falënderimet e mia më të përzemërta, ndaj të gjithë atyre qytetarëve, demokratë, anëtarë të shoqërisë civile, anëtarë të partisë politike opozitare, qytetarë pa parti”, tha ai.
“Si misionarë të vërtetë, në protestën e datës 7 korrik, në përmasat e saj, në frymën dhe mesazhin, e kalon në këto 30 vite, çdo protestë tjetër. Mbrëmë në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’, të gjithë ata që erdhën nga çdo skaj dhe lagje e Tiranës dhe Shqipërisë, nuk ishin aty për Sali Berishën. Nuk ishin aty thjesht për një protestë. Ishin të gjithë misionarë, njerëz, burra, gra, të rinj dhe të reja në përmbushje të një misioni. Në këtë aspekt, forca e një tubimi madhështor të tillë nuk është e jashtëzakonshme, por është nukleare. Njerëzore nukleare”.
Zhvillimet nga protesta e Berishës
Një ditë pas protestës ish kryeministri Sali Berisha ka përsëritur se kryeministri Edi Rama duhet të japë dorëheqjen menjëherë dhe se shkaku më madhor sipas tij janë inceneratorët.
“Edi Rama duhet të japë dorëheqjen menjëherë, vetëm flagranca me djegësat është shkaku më madhor. Mirë është të dëgjojë zërin e qytetarëve. Tubimi i misionareve ka fuqi nukleare njerëzore. Mos përfytyroni ju misionarin si një njeri që ka kaluar në manastire apo procese të tilla. Misionar bëhet çdo njeri në kohën dhe thirrjen e caktuar. Sikundër hero mund të bëhet çdo njeri në momentin e guximit të tij. Pra, ishte një thirrje e brendshme, që grumbullohej aty, në atë masë të pafundme njerëzish. Kështu që Edi Rama, të krahasoja shpesh në vetminë prej 3-4 vitesh ku çilje një rrugë të projektuar dhe financuar nga qeveria e mëparshme tërësisht”.