Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka reaguar pasi ish-kryeministri i Japonisë është qëlluar me armë zjarri gjersa po mbante fjalim.
Çitaku me anë të një postimi në Facebook, ka thënë se Abe është mik i madh i Kosovës dhe mbështetës i saj.
Sipas saj, Abe ka qenë mik i lirisë, demokracisë dhe miqësisë.
“Lajm tronditës nga Japonia. Ish-kryeministri Shinzo Abe ka qenë mik i lirisë, demokracisë dhe partneritetit. Abe ka qenë një mbështetës i vendosur i Kosovës dhe ka luajtur një rol vendimtar në nxitjen e partneritetit midis vendeve tona”, ka shkruar ajo.