Lajme
Prindërit e Thaçit sot shkojnë në Hagë, takojnë për herë të parë ish-presidentin që nga arrestimi
Demokracia
07:44 | 08 Korrik 2022

Share:

Pas gati dy vitesh, ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi do të vizitohet në Hagë nga prindërit e tij, pasi që nga ajo periudhë po mbahet në paraburgim nën akuzat për krime lufte.

Haxhi e Hyra Thaçi, do ta vizitojnë djalin e tyre sot. Ata do të qëndrojnë në qendrën e paraburgimit nga mëngjesi deri në ora 16:00.

Dëshirën për ta takuar të birin, e kishin theksuar edhe gjatë vizitës së kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama në familjen e tyre në Burojë të Skenderajt.

Të ngjashme