Presidenti rus, Vladimir Putin, u ka thënë politikanëve të lartë se nëse Perëndimi dëshiron të sfidojë Rusinë në luftime, ata janë të mirëpritur të provojnë.
“Sot dëgjojmë se duan të na mposhtin në fushën e betejës. Çfarë mund të thoni këtu? Le të provojnë”, tha Putin gjatë një fjalimi televiziv.
Presidenti rus akuzoi gjithashtu Perëndimin se po përpiqet të imponojë “rendin e tij të ri botëror“, duke thënë se “këto përpjekje janë të destinuara në dështim”.
Putin vazhdoi të thoshte se “operacioni special” i Rusisë, ishte fillimi i një zhvendosjeje drejt një “bote shumëpolare”.
Putin përmendi gjithashtu negociatat e paqes, por tha se ato do të ishin më të vështira për t’u arritur nga vazhdimi më i gjatë i konfliktit, raporton DW, transmeton Klankosova.tv.
“Të gjithë duhet ta dinë se, në përgjithësi, ne ende nuk kemi filluar asgjë seriozisht. Në të njëjtën kohë, ne nuk i refuzojmë bisedimet e paqes. Por ata që i refuzojnë ato duhet të dinë se sa më tej të shkojë, aq më e vështirë do të jetë për ta që të negociojnë me ne”, shtoi Putin.