Kuriozitete
Në këtë shtet gjobiteni 500 euro nëse silleni qytetit me bikini
Demokracia
07:03 | 08 Korrik 2022

Share:

Sorrento, qyteza turistike italiane, do të gjobisë të gjithë personat që do të lëvizin në rrugët e qytetit me bikini.

Kryetari i bashkisë, Massimo Coppola, tha se turistët me bikini po shqetësojnë banorët vendas dhe shtoi se tani ata do të gjobiten deri në 500 euro nëse do të shkelin këtë rregull.

Kryetari i bashkisë së qytetit piktoresk bregdetar pranë Napolit u shpreh se kohët e fundit ka shumë njerëz që demonstrojnë sjellje të pahijshme në publik. Coppola shtoi se kjo sjellje mund të dëmtojë imazhin e qytetit./A2CNN

Të ngjashme
Kuriozitete • 12 Maj 2025