Masteri i Majemit në tenis në konkurrencën e fermave ka marrë një lajm të keq vetëm pak orë para se të niste ai.
Tenistja e famshme, amerikanja Serena Williams ka konfirmuar se nuk do të merr pjesë në këtë eveniment. Një ndërhyrje kirurgjikale në gojë, për shkak të një problemi me dhëmbët, ka bërë që tenistja 39-vjeçare të dorëzohet.
“Jam shumë e zhgënjyer për këtë tërheqje, pasi gjithçka ndodhi kaq papritur. Majemi është një turne special, pasi aty është shtëpia ime, ndaj jam e mërzitur që nuk do të kem mundësi të luaj para fansave të mi”, tha Serena Williams.
Më herët janë tërhequr edhe Roger Federer, Rafael Nadal e Novak Djokovic. /Demokracia.com