Tashmë shumë zëra kanë nisur për një largim të mundshëm të Cristiano Ronaldos nga Juventusi.
Mungesa e rezultateve këtë vit po bën të besohet se Ronaldo do t’i japi fund javentures në Torino, transmeton Demokracia.com.
Për këtë situatë ka folkur edhe zëvendës presidenti i Juventusit, Pavel Nedved, i cili përveçqë është shprehur se Andrea Pirlo do të vazhdojë të jetë në drejtimin e skuadrës bardhezi, edhe Cristiano Ronaldo do të mbetet në skuadër.
“Pirlo është dhe do të vazhdojë të jetë trajner i Juventusit. Për mua Cristiano nuk mund të preket. Ka një kontratë deri në vitin 2022 dhe do të qëndrojë me ne. Do të shikojmë se çfarë do të ndodhë në të ardhmen. Ronaldo na ka dhënë një ndihmë të madhe”, ka thënë Nedved. /Demokracia.com