Polica e Kosovës më në fund është pajisur me këpucë të reja. Tenderin për furnizim e ka fituar kompania “Solid”, në vlerë prej mbi 105 mijë eurove.
Nevojën për këpucë të reja, policët e Kosovës e kanë shprehur tash e një kohë të gjatë.
Edhe fotografitë me pamjet e policëve me këpucë të shqyera nuk kanë munguar nëpër media e rrjete sociale, por tash këmbët e tyre do të “rehatohen” për një kohë.
Ministria e Punëve të Brendshme, që drejtohet nga Xhelal Sveçla, ka shpallur tender për blerjen e tyre, shkruan Demokracia.com.
Edhe këtë herë fitues i këtij tenderi është shpallur kompania “Solid” nga Suhareka.
Vlera e këtij tenderi është mbi 105 mijë euro.
(Këpucët e një polici të Kosovës gjatë punës)
“Data e dhënies së kontratës 30.06.2022. Data e planifikuar e nënshkrimit të kontratës 07.07.2022. Numri i tenderëve të pranuar: 1. : Solid SH.P.K. Qyteti: SUHAREKË”.
Në dosjen e tenderit është treguar se me këto para do të blihen 3 mijë e 521 palë këpucë. /Demokracia.com/