Skuadra e Gjilanit e nis sonte aventurën në kualifikimet e Ligës së Konferencës.
“Kuqebardhët” e udhëhequr nga trajneri Zekirija Ramadani ndeshjen e parë të rrethit të parë kualifikues e luajnë ndaj Liepajës, skuadrës nga Letonia, shkruan Demokracia.com.
Takimi i parë mes dy skuadrave zhvillohet sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 20:00.
Kjo përballje për ata që nuk do mund të jenë prezent në stadium do të transmetohet direkt në SuperSport Kosova.
Përveç Gjilanit, në rrethin e parë kualifikues luan edhe Llapi në udhëtim te Buducnosti në Podgoricë./Demokracia.com/