Sport
Zyrtare: Paris Saint-Germaini zgjat kontratën edhe me këtë futbollist
Demokracia
21:09 | 06 Korrik 2022

Share:

Paris Saint-Germain ka njoftuar për zgjatjen e kontratës së Colin Dagba.

Futbollisti Dagba do të jetë pjesë e parisienëve deri më 30 qershor 2025.

Mbrojtësi i krahut është i huazuar në RC Strasbourg Alsace deri në fund të sezonit 2022 -2023.


Colin Dagba iu bashkua Paris Saint-Germain në vitin 2016, pas përvojave në Lens dhe Boulogne-sur-Mer.

Reprezentuesi francez U21 (16 paraqitje, 1 gol) bëri paraqitjet e para me fanellën kuqeblu me ekipin U19./Demokracia.com/

Të ngjashme