Sport
Podujeva së shpejti do të bëhet me fushë të volejbollit në rërë
Demokracia
20:56 | 06 Korrik 2022

Share:

Krerët e FVK-së pritën në takim drejtorin e sportit të Podujevës, Pajtim Balaj dhe përfaqësuesin e KV Llapit, Fetah Gashi

Krerët e Federatës së Volejbollit të Kosovës (FVK), presidenti Bahri Gjinovci dhe sekretari i përgjithshëm Valon Nikqi, janë takuar sot, 6 korrik, me drejtorin e sportit për Komunën e Podujevës, Pajtim Balaj dhe përfaqësuesin e klubit të Llapit, Fetah Gashi, në zyrën e FVK-së.

Në këtë takim, ndër të tjerash, u diskutua për përkrahjen dhe zhvillimin e volejbollit në Llap, po ashtu edhe për infrastrukturën dhe përmirësimin e saj.

Palët njëzëri janë dakorduar që të merren hapa konkret në të ardhmen afatshkurtër në ndërtimin e një fushe të volejbollit në rërë në Komunën e Podujevës. Ndërtimi i kësaj fushe është iniciativë e dy palëve, FVK-së dhe komunës respektive.

Federata e Volejbollit të Kosovës falenderon Komunën e Podujevës për përkrahjen që i jep volejbollit të Kosovës dhe shpresojmë që kjo përkrahje të vazhdojë edhe më fuqishëm në të ardhmen./Demokracia.com/

Të ngjashme