Sport
Dhjetra tifozë të Dritës në Finlandë, po përkrahin skuadrën ndaj Inter Turkut
Demokracia
17:07 | 06 Korrik 2022

Share:

Para pak minutave ka nisur ndeshja e parë e rrethit të parë kualifikues në Ligën e Konferencës mes Inter Turkut dhe Dritës në Finlandë.

Aktualisht po rrjedhë minuta e 5-të e takimit dhe rezultati është i barabartë 0:0, shkruan Demokracia.com.

Gazeta Olle ka publikuar pamjet nga stadiumi “Veritas” në Turku ku shihen dhjetra tifozë të Dritës që janë të pranishëm në stadium për të përkrahur ekipin gjilanas.

Distanca e largët mes Kosovës dhe Finlandës nuk i ka penguar që edhe disa tifozë të Dritës të udhëtojnë për këtë sfidë./Demokracia.com/

Të ngjashme