Lajme
Në gjashtëmujorin e parë të 2022 u kryen 4 mijë e 379 lindje
Demokracia
09:45 | 06 Korrik 2022

Share:

Në Klinikën e Gjinekologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, në gjashtë muajt e parë të vitit 2022, u kryen 4 mijë e 379 lindje, 200 më shumë se sa në vitin e kaluar për të njëjtën periudhë kohore.

Siç bënë të ditur Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, në 1 mijë e 623 raste lindjet u kryen me intervenim kirurgjik, transmeton Klankosova.tv.

Nga numri i përgjithshëm i lindjeve, 2 mijë e 344 foshnje janë meshkuj dhe 2 mijë e 160 foshnje tjera janë femra.

Sipas raportit të punës për periudhën janar- qershor, u regjistruan 111 lindje me binjakë dhe 7 lindje me trinjakë.

Të ngjashme