ShowBiz
60 të shtëna në 20 sekonda, kush është reperi i masakrës në Illinois
Demokracia
20:40 | 05 Korrik 2022

Share:

60 të shtënat në 20 sekonda nga tarraca e një ndërtese menjëherë pas 10 minutave të nisjes së paradës së ditës së pavarësisë rezultuan fatale me vdekjen e 6 personave dhe plagosjen e 30  të tjerëve.

Dëshmitarët okularë në paradën e Highland Park, në periferi të Çikagos përshkruan se si rrëmbyen fëmijët dhe familjet e tyre dhe vrapuan për të shpëtuar jetën. Të plagosurit nga të shtënat e armës, sipas spitalit lokal, i përkasin moshave nga 8 deri në 85 vjeç dhe në total 5 ishin fëmijë morën ndihmën e parë mjekësore.

Policia dhe FBI kanë ndaluar Robert Krimo, 22 vjeç, gjatë tentativës për t’u larguar me makinën e tij nga vendi i ngjarjes. I dyshuari është një këngëtar i muzikës rep, që njihet gjithashtu edhe si fanatik dhe mbështetës i ish-presidentit Donald Trump. Policia ka konfirmuar se i riu kishte planifikuar sulmin dhe ishte veshur me rroba grash për t’u maskuar.

Presidenti amerikan Joe Biden gjatë fjalës së tij për ditën e Pavarësisë u shpreh se është i tronditur nga kjo ngjarje e rëndë. Ai ka urdhëruar uljen e flamurit në gjysmë shtizë deri në perëndimin e diellit në datë 9 korrik për të nderuar viktimat e kësaj masakre. /Tv Klan

 

Të ngjashme