Mesditën e sotme në lagjen Mati 1 në Prishtinë apo siç njihet ndryshe Lagjja e Spitalit ka ndodhur një therje me thikë.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se rreth orës 14:00 në një lokal në lagjen Mati 1 në Prishtinë apo siç njihet ndryshe, Lagjja e Spitalit.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, ka bërë të ditur për Demokracia.com se një person është lënduar, përderisa dy të dyshuarit kanë ikur nga vendi i ngjarjes.
“Menjëherë pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga të dhënat e para dyshohet për një person të lënduar nga mjeti i mprehtë ( thikë) i cili është transferuar në QKUK për trajtim të mëtejmë mjekësor. Aktualisht policia ka ngritur dyshimet për dy të dyshuar të implikuar në rast, të cilët kanë ikur nga vendi i ngjarjes ndërkohë që është iniciuar një hetim me qëllim sqarimin e rrethanave të rastit”, ka treguar Borovci. /Demokracia.com/
LEXO EDHE:
DETAJE TË REJA| Dy të lënduar dhe një i arrestuar nga therja me thikë në Matiçan