Tifogrupi i Llapit “Legjendat” nuk do mund të përkrahin skuadrën e tyre në rrethin e parë kualifikues në Ligën e Konferencës kundër Buduqnostit në Podgoricë.
Llapi udhëton në kryeqendrën malazeze të enjten për t’u takuar me ekipin e Buduqnostit në kuadër të rrethit të parë kualifikues, shkruan Demokracia.com.
“Legjendat” nëpërmjet faqes zyrtare kanë njoftuar se udhëtimi i tyre drejt Malit të Zi është pamundësuar, me aryset të cilat ata i kanë quajtur të pabaza.
Postimi i plotë (pa ndërhyrje):
Legjenda,
-Pas shum, perpjekjeve neve si tifogrup i organizuar nuk n’a eshte lejuar, te udhetojm si tifogrup, drejt Podgorices arsyet jan te pabaza gjithmone ne mes “politika”, sporti luhet per tifoz, nuk ka arsye te ndalet udhetimi.
ULTRAS NO POLITIC./Demokracia.com/