Një autobus është aksidentuar sot në dalje të lagjes Lüleburgaz në Turqi. Si pasojë e kësaj, 6 persona kanë vdekur, në mesin e tyre edhe një fëmijë, raporton Anadolu Agency.
Siç raportohet, nga ky aksident, lëndime kanë marrë 25 persona, të cilët janë dërguar me autoambulanca në spitalet përreth, transmeton Express.

Autobusi i aksidentuar tashmë është hequr nga rruga me ndihmën e një vinçi.