Kryetari i Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, Petrit Kllokoqi ka reaguar pas vendimit të Qeverisë së Kosovës ku obligohen lokale për shërbim të klientëve me ujë nga rubineti, si dhe monitorimin e cilësisë së ujit të destinuar për konsum.
Kllokoqi tha se gjithmonë kanë shërbyer pa pagesë ujë në gotë, teksa shtoi se e pranojnë vendimin e Qeverisë për hir të qytetarëve.
Postimi i plotë:
Edhe pse ne e blejmë ujin prej ujësjellësit, edhe pse gjatë pandemisë nuk na ndihmuan me ulje të TVSH-ës, siç edhe na premtuan, edhe pse të gjitha furnizimet na u shtrejtuan(autoriteti i konkurencës nuk ishte aty kur gastronomëve ju është dashur më së shumëti )
Ne prapë e pranojmë vendimin e qeverisë për hirë të qytetarëve.
E pifshi për shëndet!
P.s edhe pse gjithe kemi sherby pa pagesë ujë ne got.