Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, me kërkesë të Iniciativës Qytetare – Lëvizja Përparimtare e Romëve të Kosovës, ka liruar nga detyra e zëvendësministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Sejnur Veshall.
Ka qenë vetë Sejnur Veshalli ai i cili ka njoftuar se është liruar nga detyra e zëvendësministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, shkruan Demokracia.com.
Lidhur më këtë shkarkim nga detyra ka reaguar edhe Erxhan Galushi nga Iniciativa Qytetare – Lëvizja Përparimtare e Romëve të Kosovës.
Përmes një statusi në Facebook, Galushi ka shkruar se vendimmarrja e subjektit politik LPRK, për largimin nga detyra e zëvendësministrit të MKRS-së, z.Sejnur Veshall, ka qenë pikërisht për shkak të neglizhimit total për bashkëpunim me vetë kryesinë e partisë si dhe kryetarin e saj.
Galushi thotë se për një çështje të këtillë, u pata dorëhequr edhe vetë nga pozita e zëvendësministrit, në kohën kur kishte përfaqësuar subjektin tjetër politik nga radhët e komunitetit rom dhe se një gjë të këtillë, nuk ka mundur ta toleroj në partinë ku vetë është kryetar i saj.
“Prandaj, një gjë të këtillë, nuk kam mundur ta toleroja në partinë ku vetë jam kryetar i saj, edhe pse pas shumë vërejtjeve që i kam bërë në drejtim të ish zëvendësministrit, z.Sejnur Veshall, por fatkeqësisht të gjitha rezultuan me neglizhim të plotë nga vetë ai, pothuajse pas çdo diskutimi që e kemi pasur tash e disa muaj”, ka shkruar Galushi.
Galushi ndohet i befasura nga shkrimi në Facebook i Sejnur Vashall, duke thënë se Sejnurin e njeh qysh nga fëmijëria.
“U befasova me shkrimin e tij në rrjetin social FB që kinse për shkak të çështjeve personale e pasna kërkuar largimin e tij. Sejnurin, e njoh që nga fëmijëria, kur dhe asnjëherë nuk ka ndodhur të kemi çfarëdo inati personal. Po të ishte ashtu, kur dhe asnjëherë nuk e kisha marr mundin ta delegoj për pozitën të cilën tashmë është shkarkuar”, ka shkruar Galushi.
Ky është postimi i tij i plotë ne Facebook:
SQARIM
Vendimmarrja e subjektit politik LPRK, për largimin nga detyra e zëvendësministrit të MKRS-së, z.Sejnur Veshall, ka qenë pikërisht për shkak të neglizhimit total për bashkëpunim me vetë kryesinë e partisë si dhe kryetarin e saj.
Në fakt, për një çështje të këtillë, u pata dorëhequr edhe vetë nga pozita e zëvendësministrit, në kohën kur kam përfaqësuar subjektin tjetët politik nga radhët e komunitetit rom. Pra, nuk kishte bashkëpunim.
Prandaj, një gjë të këtillë, nuk kam mundur ta toleroja në partinë ku vetë jam kryetar i saj, edhe pse pas shumë vërejtjeve që i kam bërë në drejtim të ish zëvendësministrit, z.Sejnur Veshall, por fatkeqësisht të gjitha rezultuan me neglizhim të plotë nga vetë ai, pothuajse pas çdo diskutimi që e kemi pasur tash e disa muaj!
Prandaj, lirisht mund të them se, z.Veshall vetë me veprimet e tij ka dashur largimin e tij!
U befasova me shkrimin e tij në rrjetin social FB që kinse për shkak të çështjeve personale e pasna kërkuar largimin e tij!
Asnjëherë!
Sejnurin, e njoh që nga fëmijeria, kur dhe asnjëherë nuk ka ndodhur të kemi çfarëdo inati personal. Po të ishte ashtu, kur dhe asnjëherë nuk e kisha marr mundin ta delegoj për pozitën të cilën tashmë është shkarkuar.
Me marrjen e këtij vendimi, kryesia e subjektit politik LPRK, dhe unë si kryetar i saj, kurr dhe asnjëherë nuk kemi thënë qe ta largojmë nga partia në përgjithësi.
Çfarëdo vendimi i tij është i mirësardhur për subjektin tonë politik, LPRK.
Çfarëdo e thënë tjetër për largimin e tij në drejtim të subjektit politik LPRK, dhe meje si kryetar të saj, e them me përgjegjësi të plotë që ështe një dezinformat e madhe.
Për informimin tuaj, kushdo që do ta zëvëndësoj ish zv.ministrin e MKRS-së, z. Veshall, ju garantoj që do të jetë personi i cili po ashtu ka kontribuar më shumë se njëzet vite në promovimin e kulturës rome dhe jo vetëm.
Kultura, është rezistenca unike e komunitetit rom.
Do të ishte e dhimbshme që ajo të m’varët vetëm nga promovimi i një individi!
Me respekt,
Kryetar i Subjektit Politik – LPRK
Erxhan Galushi./Demokracia.com/