Lajme
Kryetari i Skenderajt viziton Thaçin e Veselin në Hagë
Demokracia
12:43 | 04 Korrik 2022

Share:

Kryetari i Skenderajt, Fadil Nura ka njoftuar se e ka vizituar ish-presidentin Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentarin Kadri Veseli në qendrën e paraburgimit në Hagë.

Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Nura ka bërë të ditur se që të dy janë mirë me shëndet, shkruan Demokracia.com.

Si ka thënë se tek të dy ka parë një moral të lartë.

Postimi i plotë i Nurës, pa ndërhyrje:

Nga vizita te ish-presidenti Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentari Kadri Veseli dhe shokët tjerë të luftës, si heronj të gjallë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në Hagë, për të qenë afër dhe për të parë moralin e tyre të lartë me një shëndet të mirë, duke besuar shumë se e drejta është në anën e tyre dhe luftës sonë çlirimtare. /Demokracia.com/

Të ngjashme