Sport
Sukses i jashtëzakonshëm: Basketbollistja e Kosovës në Top 5 të Evropianit
Demokracia
21:30 | 03 Korrik 2022

Share:

Sapo ka përfunduar Kampionati Evropian për Shtete të Vogla në Qipro.

Një sukses të jashtëzakonshëm ka arritur basketbollistja e talentuar kosovare, Astera Tuhina, që ka hyrë në Top 5 të Evropianit.

Kosova arriti një fitore e tri humbje, ndërsa Qipro siguroi titullin me katër fitore, njofton FBK-ja, përcjell Demokracia.com.

Në Top 5 kanë hyrë edhe Stine Austgulen e Norvegjisë, Eleni Pilakouta dhe Veatriki Akathiotou të Qipros dhe Stephanie De Martino e Maltës. Eleni Pilakouta është zgjedhur MVP.

Astera kishte mesatare prej 11 pikëve për ndeshje, shtatë kërcimeve dhe 5.3 asistimeve.

Tuhina është 17-vjeçare dhe një nga shpresat e basketbollit të Kosovës./Demokracia.com/

Të ngjashme