Sport
E “lëshojnë nervat” ish-mbrojtësin e Barcelonës, tenton të godasë kundërshtarin, arrestohet nga policia
Demokracia
21:18 | 03 Korrik 2022

Share:

Ish-mbrojtësi i Barcelonës Gabriel Milito është bërë protagonist i një episodi aspak simpatik në fundin e një ndeshje të kampionatit argjentinas teksa ka tentuar të godasë zëvendës trajnerin kundërshtar.

Situata mes të dyve ka ndodhur në përfundim të sfidës mes Argentinos Zhunior dhe Central Kordoba, në të cilën 41-vjeçari u ndëshkua me karton të kuq pas protestave ndaj kryesorit të sfidës.

Momenti i përplasjes mes dy teknikëve është regjistruar nga kamerat e sigurisë, ku shihet edhe ndërhyrja e policisë për të zgjidhur konfliktin duke shoqëruar Militon.

PAMJET:

Të ngjashme