Ekipi i Kosovës në xhudo tashmë ka marrë rrugë drejt Kosovës pas pjesëmarrjes në Lojërat Mesdhetare Oran 2022.
Ekipi i trajnerit Driton Kuka ka fituar pesë medalje, prej tyre tri të arta.
Është kjo një tjetër garë superiore për xhudistët kosovarë.
Pas pak ditësh pushim ata do të nisin përgatitjet për Botërorin e xhudos. /Demokracia.com