Lajme
Shkatërrohet një laborator i drogës në Leposaviq, konfiskohen pajisje me vlerë 250 mijë euro
Demokracia
19:40 | 01 Korrik 2022

Share:

Policia e Kosovës ka njoftuar se në veri ka gjetur një laborator me pajisje, i gatshëm për kultivimin e kanabisit.

Në njoftimin e policisë thuhet se gjatë realizimit të kontrollit të objektit, në dy kate të tij,  janë gjetur pajisje për kultivimin e  kanabisit me vlerë qindra-mijëra euro, përcjell Demokracia.com.

“Policia e Kosovës, sot më 01.07.2022, pas hetimeve paraprake ka parashtruar kërkesë për urdhër-kontroll në organet e drejtësisë për kontrollin e një objekti pronë e të dyshuarit G.J., në Leshak të Leposaviqit, pasi në objekt dyshohej se kultivohej bima e kanabisit. Pas marrjes së këtij urdhri, sot më 01.07.2022, rreth orës 10:10, gjatë realizimit të kontrollit të objektit, në dy kate të tij,  janë gjetur pajisje për kultivimin e  kanabisit me vlerë qindra-mijëra euro”, thuhet në njoftim.

Më tej policia ka njoftuar se laboratori ishte i pajisur mirë dhe ishte në gjendje të gatshme për të filluar mbjellja e bimëve të kanabisit, pra aty mungonin vetëm bimët, pasi gjithçka tjetër ishte e gatshme.

“Në konsultim me prokuroren ka filluar sekuestrimi i pajisjeve që janë gjetur në atë ndërtesë. I dyshuari gjendet në arrati, kurse policia do të vazhdojë me hetimin dhe kompletimin e rastit”, thuhet në njoftim./Demokracia.com/

Të ngjashme
Lajme • 15 Maj 2025