Lajme
Avioni që u nis për Prishtinë kthehet në Shtutgart, pati probleme teknike
Demokracia
18:27 | 01 Korrik 2022

Share:

Fluturimi Shtutgart – Prishtinë është anuluar. Mësohet se avioni që ishte nisur për në Prishtinë është kthyer mbrapsht për shkak të problemeve teknike.

Zëdhënësja e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, Valentina Gara, e ka konfirmuar se fluturimi është anuluar, por nuk ka dhënë detaje të tjera.

Ndërkaq raportohet se pasagjerët kanë pasur probleme me frymëmarrje dhe disa  ishin alivanosur.

Fluturimi ka pasur të arrijë në Prishtinë, sot në orën 17:00.

Të ngjashme