Lajme
Vazhdon i nxehti, temperaturat që iu presin ditëve në vazhdim
Demokracia
17:35 | 01 Korrik 2022

Share:

Vazhdon të nxehtit edhe përgjatë fundjavës, me mundësi për rrebeshe e bubullima orëve të pasdites. Në pjesën e dytë të javës vijuese vjen freskia.

1.07.2022 – Vala e nxehtësisë që ka përfshi vendin ditëve të shkuara do të vijoj edhe përgjatë ditëve të para të korrikut. Në përgjithësi do të ketë më shumë intervale me diell, sidomos orëve të paradites, ndërsa pasdite gjithnjë mbeten kushte për rrebeshe e bubullima, që vende-vende edhe mund të zhvillohen në stuhi me breshër e erë.

Nga pjesa e dytë e javës, masa më të freskëta ajrore depërtojnë mbi rajon, që edhe zbresin temperaturat më afër vlerave mesatare.

Indeksi i cilësisë së ajrit do të jetë kryesisht në vlera të pranueshme dhe të mira edhe përgjatë fundjavës.

Ndërsa, indeksi i rrezeve ultraviolete vazhdon me vlera shumë të larta. Në këto raste edhe rekomandohet që t’i shmangemi ekspozimit më të gjatë në diell orëve të mesditës.
2.07 – Nxehtë. Paradite kryesisht me diell. Pasdite priten zhvillime të rrebesheve me bubullima, vende-vende edhe zhvillohen në stuhi me erë e breshër.
3.07 – Nxehtë, pjesërisht vranët orëve të pasdites, me mundësi për zhvillime të rrebesheve me bubullima.
4.07 – Nxehtë e kryesisht me diell. Pasdite me mundësi për rrebeshe e bubullima.
5.07 – Kryesisht me diell e nxehtë. Orëve të pasdites me mundësi për rrebeshe e bubullima.
6.07 – Kryesisht me diell dhe më nxehtë. Pasdite me mundësi për rrebeshe e bubullima.

Temperaturat minimale luhaten ndërmjet 17C e 20C, e maksimalet në rritje graduale nga 32C e 33C, deri në 35C ditën e mërkurë.

Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare kryesisht nga veriu e verilindja 4-11m/s. Shtypja atmosferike mbetet lehtë në vlera të larta.

Të ngjashme