Lajme
Molliqaj pasi Murati kërkoi falje: Pendimi i vërtetë është dorëheqja, protesta vazhdon
Demokracia
17:25 | 01 Korrik 2022

Share:

Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), dardan Molliqaj ka thënë se protesta e  paralajmëruar për dorëheqjen e ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, për deklaratat e bëra ndër vite kundër UÇK-së do të zhvillohet ashtu siç është parashikuar, më 6 korrik në ora 19:00 edhe pas kërkimfaljes së ministrit. 

Molliqaj tha se pendimi i vërtetë është dorëheqja, shkruan Demokracia.com.

“Shihni kalendarin: dy dite reagime në rritje dhe dy orë pas thirrjes së protestës, ministri Murati reagon. Tepër vonë për të qenë e sinqertë. Çdo kërkim falje ka qëllim amortizimin e revoltës. Dhe ruajtjen e vetës, kuptohet. Presioni nuk pranohet. Protesta vazhdon.”, ka shkruar ai.

 

 

Të ngjashme