Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka thënë se Kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Financave, Hekuran Murati janë ata që qëndrojnë bashkë në luftën e tyre speciale kundër UÇK-së.
Molliqaj në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se asnjë distancim nga kryeministri, partia e tij apo qeveria nuk është bërë për deklaratat e ministrit Murati në vitin 2016, përcjell Demokracia.com.
Postimi i plotë:
Kaluan 24 orë nga publikimi i deklaratës përbuzëse ndaj UÇK-së, asnjë kërkim falje as distancim nga Hekuran Murati!
Kaluan 24 orë, asnjë distancim nga kryeministri, partia e tij apo qeveria.
Pra, po konfirmohet që ata qëndrojnë bashkë në luftën e tyre speciale kundër UÇK-së.
Dorëheqja është akti minimal që duhet ta bëjnë!/Demokracia.com/