Sport
Ku do të zhvillohen ndeshjet çerekfinale mes Real Madridit dhe Liverpoolit?
Demokracia
17:16 | 23 Mars 2021

Share:

Real Madridi dhe Liverpooli do të përballen mes vete në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve.

Ndeshja e parë do të luhet më 6 prill në Madrid, shkruan Demokracia.com.

Saktësisht, kjo ndeshje do të zhvillohet në stadiumin “Alfredo di Stefano”.

Ndërkaq, ndeshja e kthimit nuk pritet të luhet në “Anfield” shkaku i masave anti-COVID nga Britania e Madhe.

“Marca” raporton se ndeshja e kthimit mund të luhet në Budapest, saktësisht në stadiumin “Puskas Arena”. /Demokracia.com

Të ngjashme