Lajme
PSD ia shpërndan numrin Hekuran Muratit, ia kërkojnë dorëheqjen pas deklaratave skandaloze për UÇK-në
Demokracia
17:24 | 30 Qershor 2022

Share:

Nol Nushi nga Partia Socialdemokrate e Kosovës i ka shkruar mesazh ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve pasi iu bënë publike disa deklarata skandaloze lidhur me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. 

Nushi i ka shkruar mesazh në numrin personal ministrit Murati dhe të njëjtin bashkë me numrin e telefonit e ka bërë publik në rrjetin social Facebook.

“Hekuran Muratit ia kërkova dorëheqjen edhe personalisht, sepse ai luftën ndaj UCK e kish prioritet personal.”, ka shkruar Nushi.

Një mesazh të tillë e ka shpërndarë edhe Teutë Rrusta.

“Unë ia kërkova dorëheqjen Ministrit Hekuran Murati. Shkruaj edhe ti! Fyerja e luftës së lavdishme të UÇK-së dhe trajtimi nënçmues i veteranëve janë të papranueshme. Dorëheqje!”. ia ka shkruar Rrusta ministyrit Murati.

Të ngjashme