Lajme
Johnson i komentoi burrërinë, Putin ironizon: Do ishte e neveritshme ta shikoje kryeministrin britanik pa rroba
Demokracia
16:17 | 30 Qershor 2022

Share:

Presidenti rus Vladimir Putin i është përgjigjur komenteve që liderët e G7-ës bënë gjatë samitit të mbajtur në Berlin disa ditë më parë.

Gjatë samitit kryeministri britanik Boris Johnson dhe homologu i tij kanadez, Justin Trudeau u tallën me bëmat atletike të Putin e po ashtu, duke bërë shaka propozuan që të gjithë ata të imitonin fotot që lideri rus kishte bërë ndërsa shfaqej gjysmë i zhveshur.
Johnson i komentoi burrërinë/ Putin ironizon: Do ishte e neveritshme

Putin ironizoi duke thënë se do ishte e neveritshme që të shikoje Johnson të zhveshur për shkak të fizikut të tij jo të palesuar. Ai shtoi se të gjithë liderët mund të mbajnë një fizik të mirë po të duan, por kjo do të kërkonte heqjen dorë nga disa vese si abuzimi me alkoolin dhe ushqimin, që sipas tij liderët perëndimorë nuk e bëjnë dot.

Johnson i komentoi burrërinë/ Putin ironizon: Do ishte e neveritshme

Sa i përket komenteve të Johnson se nëse Putin do ishte grua nuk do e kishte sulmuar Ukrainën, Putin mori si shembull Margaret Thatcher, e cila nisi një ofensivë kundër Argjentinës.

Të ngjashme
Lajme • 20 Prill 2025