Kosova e ka nisur seancën e parë në prag të ndeshjeve që do t’i zhvillojë në muajin mars.
“Dardanët” e drejtuar nga trajneri Bernard Challandes janë tubuar në kampin nacional në Hajvali, shkruan Demokracia.com.
Në këtë stërvitje mungon portieri i parë, Arijanet Muriq.
Federata e Futbollit e Kosovës bëri me dije se ka përjashtuar portierin e Willem II për arsye disiplinore.
https://www.facebook.com/demokraciacom/videos/2836063673278803/?__cft__[0]=AZUERfHZRjkzWv_KMe3nZKhlUqbP6PSRzHeDTpY8W-B7bBl2KVhDesitnQd8LBBSzN6KLa0JHmjqUDLQJoQqrkRZf2blYnPjwJB_unf8gQMegZTXRfPykE8G5nU19-sGue-GJ4ZWdzfNR8geuREBPAbCfnVDMHjZyluijfPZ1WZUPEzzXy4piJ_bXcljMiwiOz0&__tn__=%2CO%2CP-R
Gjithashtu, në këtë stërvitje nuk është prezent as mbrojtësi i Napolit, Amir Rrahmanit.
Dihet se mbrojtësi prishtinas ka qenë i lënduar ditëve të fundit.
Ndryshe, këtë muaj, Kosova përballet me Lituaninë, Suedinë dhe Spanjën. /Demokracia.com