Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, gjatë seancës së sotme ka replikuar me deputetin e VV-së, Armend Muja, rreth reformave fiskale.
Ai ka thënë se “rritja e të hyrave të shtetit është rezultat i shtrenjtimit të çmimeve”.
Ai ka thënë se Hekuran Murati dhe Armend Muja “po mashtrojnë ose nuk i kanë informatat elementare”.
“Nuk është rritur importi, ndërsa të hyrat po – kjo është rezultat i rritjes së çmimeve”, ka thënë Hoti.
“Për këtë marzh, e keni dyfishuar fitimin e bizneseve të naftës sepse 4 për qind marzh kur nafta ka qenë 1 euro dhe tash kur nafta është 1.8 është gati dyfish”,është shprehur Hoti.
Ish-ministri i Financave ka folur edhe për marzhën e fitimit të naftarëve duke thënë se “qeveria veç ua ka rritur fitimin”.
Në Kuvendin e Kosovës po debatohet për shtrenjtimin e çmimeve. /Demokracia.com/