Kosova e ka nisur seancën e parë në prag të ndeshjeve që do t’i zhvillojë në muajin mars.
“Dardanët” e drejtuar nga trajneri Bernard Challandes janë tubuar në kampin nacional në Hajvali, shkruan Demokracia.com.
Në këtë stërvitje mungon portieri i parë, Arijanet Muriq.
Federata e Futbollit e Kosovës bëri me dije se ka përjashtuar portierin e Willem II për arsye disiplinore.
Ndryshe, këtë muaj, Kosova përballet me Lituaninë, Suedinë dhe Spanjën. /Demokracia.com
https://www.facebook.com/demokraciacom/videos/2836063673278803