Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, e ka falënderuar publikisht kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tash e sa kohë po lobon për Kosovën në organizatat e ndryshme ndërkombëtare, shkruan Demokracia.com.
Është deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, ajo që e ka falënderuar kreun e ekzekutivit shqiptar për angazhimin e tij për Kosovën.
“Faleminderit Edi ?? që je zëri i ?? në organizatat ndërkombëtare, aty ku ne nuk ekzistojmë e për të cilat vetëm vazhdojmë e endërrojmë!”, ka shkruar Musliu-Shoshi. /Demokracia.com/