Ka nisur turneu ndërkombëtar për U17 i organizuar nga klubi 2 Korriku.
Në këtë eveniment po marrin pjesë edhe klube të tjera kosovar si Ballkani, Llapi, Trepça ’89, dhe Besa. Pjesëmarrës tjerë janë edhe klubi Beshiktas nga Turqia, Rabotniçki nga Maqedonia e Veriut dhe Vllaznia e Shkodrës, shkruan Demokracia.com.
Hapjen solemne të këtij turneu e ka bërë presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi. Ky i fundit ka njoftuar se FFK-ja dhe Komuna e Prishtinës do ta ndihmojnë klubin e 2 Korrikut për krijimin e kushteve sa më të mira në stadium.
“Sot pata kënaqësinë ta bëja hapjen solemne të turneut ndërkombëtar për grupmoshën U-17 të organizuar nga KF 2 Korriku, e ku krahas ekipit organizator po marrin pjesë edhe Ballkani, Llapi, Trepça’89, Besa, Beshiktashi, Rabotniçki dhe Vllaznia. 2 Korriku, ashtu siç e ka emrin e datës historike për vendin tonë, është edhe vet historik e i dëshmuar si klub, pasi ka nxjerr lojtarë që luajnë në nivele të larta ndërkombëtare”.
“Ky klub është një çerdhe talentësh dhe si i tillë e meriton përkrahjen e të gjithëve. FFK, së bashku me Komunën e Prishtinës, do të ndihmojnë këtë klub në krijimin e kushteve sa më të mira në stadium. A.A”, ka shkruar Agim Ademi në Facebook./Demokracia.com/