Sport
Gol spektakolar në MLS, futbollisti parabolon portierin nga gjuajtja e lirë nga një distancë e largët
Demokracia
11:01 | 30 Qershor 2022

Share:

Një gol spektakolar është realizuar në ndeshjen kampionale të MLS.

Jesus Ferreira ka realizuar eurogol nga gjuajtja e lirë në ndeshjen mes Los Anxhelos dhe Dallas, shkruan Demokracia.com.

Po rrjedhte minuta e 38-të e takimit kur Ferreira nga një distancë e largët e paraboloi portierin nga gjuajtja e lirë.

“Gardiani” vendas sigurisht priti një harkim nga Ferreira, por dalja e tij e gabuar i kushtoi ekipit të tij.

Me golin e Ferreiras shifrat u barazuan 1:1 deri në atë moment.

Mëposhtë mund ta shihni momentin e golit./Demokracia.com/

Të ngjashme