Ylli i Kosovës, Edon Zhegrova ka reaguar ashpër pas zërave se ai është përleshur me “gardianin” Arijanet Muriq.
Pak më parë në media u raportua se Zhegrova u rrah me Muriqin, gjë që bëri që FFK-ja ta përjashtonte portierin shqiptar nga kampi i Kosovës, shkruan Demokracia.com.
Megjithatë, në rrjetin social “Instagram”, Zhegrova ka reaguar ashpër duke sqaruar situatën në fjalë.
Reagimi i plotë i Zhegrovës:
“Të nderuar vëllezër e motra, ju informojë se Gazeta Indeksonline po cenon imazhin tim dhe po bën shpifje ndaj meje dhe mundohet ta ul karakterin tim në çdo shkrim të saj”.
Kjo është hera e dytë që Indeksonline e bën këtë shpifje ndaj meje. Publik i dashur shkrimi ndaj meje gjëja se jam rrahur me shokun tim Aro Muric kjo është e nivelit më të ulët dhe nënçmues ndaj meje, vendit tim, miqve, shokëve e familjes.
Aro Muric është shoku im dhe e kam pas fatin ta ndaj çdo moment me të dhe dhomën e kemi nda së bashku dhe i kam qëndruar afër çdo moment dhe kjo është e vërteta.
Gazeta e shpifjes dhe e konsideroj anti kombëtare e sidomos ndaj meje do të ballafaqohet me drejtësi në gjykatë. Njerëzit e papërgjegjshëm do ta marrin dënimin e merituar sepse jemi lodhur nga këta matrapaz të paskrupullt që shkelin mbi djemt e Kombëtares së Kosovës. or ne jemi më të fortë se kurrë dhe jemi para ndeshjeve vendimtare kualifikuese për vendin tonë të shejtë Kosovën. Ju dua, Edon Zhegrova“. /Demokracia.com