Qyteti i Fushë Kosovës nuk ka asnjë shesh apo shëtitore për qytetarët. E në mungesë të tij, kryetari i kësaj komune, Burim Berisha, ka marrë vendim që t’i mbyllë rrugët për një muaj. Këtë traditë, Fushë Kosova e ndjek tash e disa vite.
Në njoftimin që ka lëshuar kjo komunë për media është treguar se “rruga nga Shkolla “Mihal Grameno” deri te rruga “Pajazit Islami”, do të mbyllet për lëvizjen e veturave në këtë periudhë kohore. Data: 01.07.2022 – 31.07.2022″.
Siç ka treguar komuna, arsyeja e mbylljes së këtyre rrugëve është që të shfrytëzohet shëtitorja vetëm për qytetarët dhe e njëjta nuk mund të përdoret për veturat.
Ky është njoftimi i plotë i Komunës së Fushë Kosovës:
* Njoftim Për Qytetarët e Komunës së Fushë Kosovës *
Njoftohen të gjithë qytetarët e komunës së Fushë-Kosovës dhe më gjerë se rruga “DARDANIA”, përkatësisht rruga nga Shkolla “Mihal Grameno” deri te rruga “Pajazit Islami”, do të mbyllet për lëvizjen e veturave në këtë periudhë kohore:
Data: 01.07.2022 – 31.07.2022
Ora: 20:00 – 24:00
Arsyeja e mbylljes së këtyre rrugëve është që të shfrytëzohet shëtitorja vetëm për qytetarët dhe e njëjta nuk mund të përdoret për veturat.
Luten qytetarët që frekuentojnë në këtë interval kohorë të kenë konsideratë ndaj policisë të cilët do të kujdesën për mbajtjen e rendit dhe të qetësisë.
Në të gjitha kryqëzimet e rrugëve dhe kënde të rrugëve do të jenë të vendosura shenjat orientuese të komunikacionit për hyrje-dalje!
Faleminderit për mirëkuptim!