ShowBiz
Kiara Tito flet rreth spekulimeve për një lidhje me Mozzik
Demokracia
07:33 | 30 Qershor 2022

Share:

Në rrjete sociale e media para pak kohësh u përfol për një lidhje në mes reperit Mozzik dhe moderatores Kiara Tito.

E shkak i këtyre spekulimeve u bë një fustan i gjelbër, ku fansat në një postim të Mozzik panë atë e ndërkohë që moderatorja e mbante veshur në një fotografi të saj nga Kosova, shkruan lajmi.net.

Lidhur me këto spekulime foli sot Kiara Tito në emisionin “Goca dhe Gra” në Top-Channel.

Ajo tregoi se nuk ka asgjë të vërtetë nga këto lajme.

“Isha në Prishtinë, kisha për të prezantuar një festival. Dhe mora një nga këto fustanet që janë seri, që i blejnë shumë vajza, markë e njohur dhe ekonomike. E mora me vete, e vesha, shkova për të bërë vetullat. Bëra një foto në pasqyrë. Në darkë pashë që po më bënin tag fansat e Mozzik. Më thoshin si ia bëre këtë Loredanës, si ia bëre Mozzikut. Sigurisht që ishte lajm i pavërtetë, duhet ta mohoja menjëherë”, tha ajo.

Të ngjashme