Sport
Osmani reagon pas dy medaljeve të fituara në Lojërat Mesdhetare nga Distria Krasniqi dhe Flaka Loxha
Demokracia
22:05 | 29 Qershor 2022

Share:

Presidentja Vjosa Osmani ka reaguar pasi Kosova fitoi dy medalje në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022”.

Xhudistja Distria Krasniqi fitoi medaljen e artë në kategorinë deri në 52 kilogramë, ndërsa xhudistja tjetër kosovare Flaka Loxha i solli Kosovës medaljen e bronztë, në kategorinë deri në 57 kilogramë, shkruan Demokracia.com.

Presidentja Osmani nëpërmjet llogarisë së saj në Twitter ka shkruar se sukseset e dy xhudisteve janë frymëzim për vajzat dhe djemtë e rinj të vendit.

“Urime kampioneve tona Distria Krasniqi dhe Flaka Loxha që sollën sot dy medaljet në Lojërat Mesdhetare #Oran2022 . Këmbëngulja, talenti dhe motivimi juaj janë frymëzim për kaq shumë vajza dhe djem të rinj. Faleminderit që u rikonfirmuat si superfuqi e xhudos”, thuhet në postimin e Osmanit në rrjetin social./Demokracia.com/

Të ngjashme