Sport
Tjetër sukses për Kosovën në Lojërat Mesdhetare, Flaka Loxha fiton medaljen e bronztë
Demokracia
18:53 | 29 Qershor 2022

Share:

Flaka Loxha e ka fituar medaljen e bronztë në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022” në xhudo.

Loxha në duelin për medaljen e bronztë fitoi kundër garueses turke, Hasret Bozkurt, në kategorinë deri në 57 kilogramë, shkruan Demokracia.com.

Loxha ndaj turkes triumfoi në kohën shtesë me një luftë tejet të fortë.

Për Flakën, 23-vjeçaren nga Peja, ky është prej sukseseve më të mëdha në karrierë.

Distria Krasniqi i siguron medaljen e parë të artë Kosovës në Lojërat Mesdhetare

Kjo është medalja e dytë për Kosovën në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022”.

Paraprakisht, Distria Krasniqi fitoi medaljen e artë në kategorinë deri në 52 kilogramë./Demokracia.com/

Të ngjashme