Pas largimit të Sadam Sulley, FC Prishtina ka njoftuar ndarjen edhe me dy futbollistë të tjerë të huaj.
Maqedonasi Aleksandar Ristevski dhe kroati Josip Tomaseviq janë dy largimet e fundit të klubit bardhekaltër, shkruan Demokracia.com.
Lajmin e ka konfirmuar vetë faqja zyrtare e klubit më të trofeshëm në futbollin e Kosovës përmes rrjeteve sociale.
“Futbollisti nga Kroacia, Josip Tomasevic, nuk do të jetë më pjesë e FC Prishtinës. Qendërmbrojtësi dhe klubi e kanë gjetur gjuhën e përbashkët për ndërprerjen e kontratës para kohe”.
“Mbrojtësi nga Maqedonia e Veriut, Aleksandar Ristevski, është larguar nga FC Prishtina me marrëveshje të dyanshme. Ristevski erdhi te skuadra “bardhekaltër” në shkurt të këtij viti, mirëpo nuk arriti që t’i tregojë vlerat e tij më të mira”, thuhet në njoftimet e Prishtinës.
Prishtina që tanimë po drejtohet nga trajneri i mirënjohur, Ismet Munishi ka afruar disa futbollistë në këtë afat kalimtar me zyrtarizimet që do të bëhen ditët në vijim./Demokracia.com/