Lajme
Ministria e Gërvallës e vonoi pagesën e qirasë në Paris, u obligua të paguante tre mijë euro më shumë
Demokracia
12:47 | 29 Qershor 2022

Share:

Zyra Kombëtare e Auditimit në të gjeturat e publikuara për shkeljet e bëra në ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës të udhëhequr nga Donika Gërvalla-Schwarz, ka zbuluar edhe se si iu janë marrë me anë të procedurave gjyqësore tre mijë euro më shumë kësaj ministrie, për shkak të vonesës në pagesa të qirasë së banesës në Paris.

Sipas gjetjeve të auditorit, Ambasada e Kosovës në Francë nuk kishte paguar në plotoni pagesën e qirasë së banesës në Paris, të marrë për shfrytëzim nga konsujt atje, si dhe kishte shmangur ndryshimin e çmimit, raporton lajmi.net.

Kësisoj, vijon auditori, MPJD u obligua të paguante 2,998 euro dhe shpenzimet e procedurave gjyqësore.

“Konsullata në Strasburg kishte paguar qiranë deri në muajin maj 2021 për banesën e cila kishte qenë në shfrytëzim të ish zëvendës konsullit i cili e kishte përfunduar mandatin në dhjetor 2020. Vlera e këtyre pagesave ishte 7,569€ (shpenzimet e qirasë ishin 6,241€ dhe shpenzimet e kaucionit 1,328€). Kërkesa për ndërprerjen e kontratës së qirasë ishte bërë në muajin prill 2021; dhe me vendim të gjykatës në Francë, Ambasada e Kosovës në muajin shkurt 2021 kishte bërë pagesën e qirasë në vlerë 13,507€, për banesë të ish konsullit në Paris. Ambasada nuk kishte kryer pagesën e qirasë në plotëni si dhe nuk kishte marrë parasyshë ndryshimin e çmimit sipas Entit të Statistikave që bënë rivlerësimin e çmimit. Për shkak të vonesave në pagesën e obligimeve vlera prej 2,998€ ishte diferenca e qirasë që ishte vlerësuar nga Enti i Statistikave, shpenzimet gjyqësore dhe penale”, thuhet në gjetjet e Zyrës Kombëtare të Auditimit.

Gjetjet po ashtu theksojnë se asnjë nga diplomatët e rinj, të emëruar nga Qeveria Kurti, nuk kishin pranuar të akomodoheshin në këtë apartament.

Të ngjashme