Nëntë vjet më parë, në mars të vitit 2012, futbollisti i Boltonit, Fabrice Muamba ishte rrëzuar për toke në minutën e 41-të të çerekfinales së Kupës FA ndaj Tottenhamit.
Pas një sulmi në zemër, ai u rrëzua për toke, humbi frymëmarrjen dhe humbi pulsin e tij, shkruan Demokracia.com.
Mbi 30 mijë njerëz në stadium dhe miliona tjera pranë ekraneve ishin shokuar.
Ekipet mjekësore në stadium tentuan ta ndihmonin atë, por më pas ai u dërgua me urgjencë në spital.
Muamba ishte i vdekur klinikisht për 78 minuta dhe stafi mjekësor i drejtuar nga Jonathan Tobin arriti ta bënte një mrekulli të vërtetë.
Pas kësaj, “Sport Bible” ka organizuar një takim mes ish-futbollistit dhe mjekut Tobin.
Takimi mes tyre natyrisht se ishte emocional. /Demokracia.com