Një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën Agim Ramadani, përkatësisht në lagjen Aktash.
Vetura ka goditur dy vajza, këmbësore të cilat kanë pësuar lëdime trupore – ndërkaq shoferi menjëherë ka ikur nga vendi i ngjarjes.
Ato janë dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare.
Rasti ka ndodhur rreth orës: 22:00.
Demokracia.com ka provuar me Policinë e Kosovës por ata ende nuk janë përgjigjur.