Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se portieri i Kosovës, Arjanet Muriçi është larguar nga ekipi kombëtar për shkaqe disiplinore.
Padyshim kjo është një sinjal shumë i keq para ndeshjeve të Kosovës që i luan më mars me Lituaninë (miqësore) dhe me Suedinë e Spanjën (kualifikuese).
“Me vendim të Federatës së Futbollit të Kosovës, futbollisti Arijanet Muric largohet nga kampi i ekipit kombëtar për arsye disiplinore”, thuhet në njoftimin e FFK-së. /Demokracia.com