Në moshën 26-vjeçare, karriera e Gabriel Barbosa, i njohur më mirë si Gabigol, ka rifilluar nga Brazili.
Me fanellën e Flamengos, ish-sulmuesi i Interit është rikthyer te golat. Pesë vjet më parë, lojtari ishte pjesë e Interit, aventura në Itali nuk ishte zhgënjyese vetëm në fushë, por edhe jashtë saj, të paktën sipas asaj që është deklaruar nga motra e lojtarit, Dhiovanna Barbosa.
Kjo e fundit ka treguar se vëllai i saj në kohën kur luante te Inter vuante nga një formë depresioni dhe probleme të tjera shëndetësore.
“Gabi kthehej në shtëpi nga stërvitja dhe shkonte direkt në dhomën e tij.
Kur ishte në Itali kishte edhe anemi”. Me fanellën e Interit Gabigol luajti vetëm 10 ndeshje mes kampionatit dhe Europa League në sezonin 2016-2017, duke shënuar vetëm një gol./Demokracia.com/