Sport
Bylbyl Sokoli kritikon logon e re të FFK-së: Nuk paraqet të kaluarën, të tashmen e as të ardhmen tonë
Demokracia
13:36 | 23 Mars 2021

Share:

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK), sot ka bërë prezantimin e logos së re dhe fanellat e kombëtares së Kosovës për ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Botëror 2022.

Dizajni i logos duket krejt ndryshe për dallim nga ajo e kaluara, e cila ishte prezantuar në vitin 2018.

Trajneri i mirënjohur kosovar, Bylbyl Sokoli ka kritikuar logon e re, duke thënë se nuk paraqet të aluarën, tashmen dhe të ardhmen.

“Nuk e di në cilat kritere është bazuar kjo logo. Nuk paraqet të kaluarën, të tashmen e as të ardhmen tonë. Nuk shoh ndonjë̈ simbolik që i përshtatet Kosovës”, është shprehur Sokoli për “inFokus”.

Logoja e re është dizajnuar nga departamenti i marketingut të UEFA-s në bashkëpunim me FFK-n dhe është bërë falas. /Demokracia.com

Të ngjashme